Vazhdon forma e dobët e Arsenalit, humb ndeshjen e tretë radhazi
Arsenali vazhduar formën e dobët në Premier Ligën Angleze. Skuadra e Wengerit humbi sot nga Brightoni me rezultat 2:1.
Pas dy humbjeve rresht nga Tottenham, përkatësisht Manchester Cityt ka ardhur edhe humbje e tretë radhazi nga Brightoni. Dhe e katërta humbje në pesë ndeshjet e fundit.
Arsenali vazhdon të mos e lëshojë pozitën e gjashtë, dhe tash ka pesë pikë më shumë se Burnley i vendit të shtatë dhe ka 13 pikë me pak se Tottenham i vendit të katërt. /Periskopi.



