Vazhdon lufta mes Kosovës dhe Shqipërisë për talenetet | Challandes: E duam yllin e Bayernit
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka dalë në konferencë për medie para ndeshjeve të Ligës së Kombeve me Azerbaixhanin dhe Ishujt Faroe, shkruan Periskopi.
Ndër tjerash, zvicerani ka folur edhe për dy yjet në ngritje, Florent Hadërgjonajn që po luan për Zvicrën por që së fundi nuk mori ftesë nga Vladimir Petkoviq, dhe për Meritan Shabanin e Bayern Munchenit.
Për të parin, ai ka thënë se është në kontakte me agjentin e tij dhe punët po shkojnë mirë. Ndërsa për të dytin, ka përmendur faktin se prindërit e Shabanit e kanë pranuar ftesën e Shqipërisë. Por duket se Challandes nuk e ka ndërmend të ndalë luftën për lojtarin e ri të Bayernit.
Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë rivalitetin për futbollistët shqiptarë nga Kosova. /Periskopi



