Vazhdon makthi i Real Madridit – pasimi katastrofal i Hazardit i kushton me tjetër humbje

Vazhdon makthi i Real Madridit – pasimi katastrofal i Hazardit i kushton me tjetër humbje

Paraqitjet e dobëta të Real Madridit në ndeshjet parasezonale vazhduan të martën, me “Los Blancos” që pësuan një disfatë 1-0 nga Tottenhami në “Allianz Arena” të Mynihut.

Djelmoshat e Zinedine Zidanes po mundoheshin t’u riktheheshin fitoreve pas humbjes poshtëruese 7-3 nga Atletico Madridi, por dështuan të impresionojnë kundër finalistit të edicionit të kaluar në Champions League.

Ata tani kanë humbur tri nga katër ndeshjet parasezonale – me fitoren e vetme që e kanë arritur kundër Arsenalit pas penalltive – pavarësisht se investuan 350 milionë euro në transferime.

Ishte pikërisht gabimi i Eden Hazardit ai që rezultoi me golin e vetëm të shënuar nga Harry Kane për Tottenhamin në pjesën e parë.


Belgu u mundua ta gjente Marcelon me një pasim të dobët, derisa braziliani në pamundësi që ta kontrollojë topin, u mundua që të paktën ta mbajë në lojë dhe kjo e futi në zjarr Kanen i cili nuk gaboi nga afërsia. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: