Vazhdon tmerri për Milanon
Kjo u mësua nga një deklaratë e dhënë nga vetë klubi nga San Siro.
“AC Milan deklaron se në seancën stërvitore gjatë ditës së djeshme, Luca Antonelli ka pësuar një lëndim muskulor ‘soleus’ në këmbën e tij të majtë. Lojtari do të ri-ekzaminohet pas dy javësh”, thuhet në deklaratën e ‘rosonerëve’.
Antonelli ka bërë pesë paraqitje në Serie A për Milan këtë sezon. /Periskopi.com



