Vdekja e 27 vjeçarit në duart e policisë, avokati Koci: Ky popull krejt në gjumë, nuk proteston askush
Avokati Arianit Koci e ka krahasuar vdekjen – që dyshohet të jetë vrasje nga pakujdesia – e 27 vjeçarit në Lipjan që ndërroi jetë në duart e pesë policëve kosovarë.
Koci e krahasoi rastin me atë të George Floyd në Shtete të Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë:
Vdes George Floyd – në duart e policisë – krejt Amerika çohet n’këmbë. Protesta, rrëmujë, presion. Shteti dridhet.
Aq masive dhe të tensionuara kanë qenë protestat pas vrasjes së George Floyd, sa që Presidenti amerikan u detyru me u futë në bunker.
Te na, vdes një djalë 27-vjeçar – në duart e policisë. Reagimi? Disa statuse prej shtëpisë.
Për më tepër, Kuvendi – dështon me u formu për herë të 43-të. Shteti – në bllokadë. Populli – në gjumë.
E vërteta është e thjeshtë: një popull si ky i yni, nuk e kundërshton autoritetin – edhe kur ai është i padrejtë, ose i rrezikshëm.
Prandaj, nuk po e kuptoj, pse hala po çuditemi që jemi shteti ma i varfër, e ma i paorganizum n’Evropë?!
Tani, a po e dini pse pushtuesit na kanë mbajtë me shekuj nën këmbë?
Se shumë shpesh, s’kemi pasë guxim me u çu, me protestu – as kur duhet, as për atë që duhet.



