Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan: IPK njofton se ka nisur të hetoj reagimin policor në këtë rast

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan: IPK njofton se ka nisur të hetoj reagimin policor në këtë rast

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalur me një komunikatë për media, lidhur me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës

IPK bën me dije se hetuesit e saj në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident .

“IPK në kuadër të autorizimeve ligjore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësoj dhe hetoj reagimin policor në këtë rast përderisa rasti do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen””, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media

IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësoj dhe hetoj reagimin policor në rastin e Lipjanit

Prishtinë/Lipjan, 07 korrik 2025

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës lidhur me një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan .

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur.

Njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

IPK në kuadër të autorizimeve ligjore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të vlerësoj dhe hetoj reagimin policor në këtë rast përderisa rasti do të trajtohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident .

Vdekja e 27-vjeçarit, Kryeprokurori Gashi: Situatë e ndjeshme, s’jap informata që mund të sjellin pasoja të panevojshme

Flet vëllai i Agon Zejnullahut: Jemi të tronditur me videot e arrestimit, për ne është vdekje e dyshimtë – kemi angazhuar avokat

Shpërndaje në: