Vdekja e Agon Zejnullahut, reagon Rrusta e PSD’së: Shkarkimi i Sveçlës është vetëm minimumi
Teutë Rrusta e PSD’së, ka reaguar për vdekjen e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, në momentin e arrestimit nga Policia.
Rrusta përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se arroganca edhe autoriteti i një pushteti që imitohet kështu mbërrinë deri tek polici më i ri.
Ajo ndër të tjera ka thënë se minimuni që mund të bëhet është shkarkimi i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Postimi i plotë:
Shkarkim për Sveçlën! Është vetëm minimumi.
Nëse ka një kohë kur policisë i është dhanë rol, sepse ishte instrumenti kryesor për lavdi me filma në veri, është ajo në qeverinë e fundit. Arroganca edhe autoriteti i një pushteti imitohet kështu e mbërrinë deri tek polici më i ri. Këta që qeverisnin me polici, kundër krejt botës, janë që shohin ndëshkimin si mundësi për nënshtrim të trupit, prodhojnë kushte e trajnojnë policë që dehumanizojnë.



