Vdekja e aktorit Art Kurti, vjen reagimi i parë nga ‘Sasa’ (Foto)
Vdekja në rrethana të dyshimta e Art Kurtit, ka shokuar të gjithë ata që e kanë njohur dhe që kanë bashkëpunuar me të për sa kohë ishte edhe pjesë e serialit “O sa mirë”, shkruan Periskopi.
Aktorja, Ardiana Matoshi, e njohur ndryshe në rolin e saj në serial si “Sasa”, në një reagim në profilin e saj në instagram, ka shkruar e mërzitur për vdekjen e Artit.
“Heret na la Arti”, ka shkruar Matoshi, raporton Periskopi.
Lidhur me vdekjen e Kurtit, Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet për vetëvrasje, megjithatë hetimet janë duke vazhduar./Periskopi/




