Vdekja e gruas në Gjakovë, deklarata e Spitalit të Pejës

Vdekja e gruas në Gjakovë, deklarata e Spitalit të Pejës

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi që e njëjta, kishte rënë në ujë nga Ura e Moglicës.

Kështu është konfirmuar, nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Një grua bie nga Ura e Moglicës në Gjakovë

 

Për këtë rast është deklaruar edhe Spitali “Isa Grezda”, duke dhënë detajet më poshtë:

Më datë 21.03.2026, rreth orës 20:15, në Shërbimin e Emergjencës në Spital është sjellë nga ekipi i Urgjencës së Mjekësisë Familjare një paciente femër, me shenja jete, në gjendje të rëndë politraume dhe e pavetëdijshme.

Në momentin e pranimit, pacientja paraqitej në gjendje të rëndë të përgjithshme, me tension arterial 210/100 mmHg.

Ekipi mjekësor ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat emergjente sipas protokolleve në fuqi, përfshirë intubimin endotrakeal dhe fillimin e reanimimit kardiopulmonar (RKP).

Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit dhe reanimimit të vazhdueshëm, pacientja nuk ka reaguar ndaj terapisë dhe ka ndërruar jetë në orën 21:20.

Rreth orës 22:00, me asistencën e Policisë së Kosovës, është bërë identifikimi i pacientes.

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” shpreh keqardhje për këtë rast dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të së ndjerës.

Shpërndaje në: