Vdekja e Sala fut në konflikt Nantesin dhe Cardiffin, çështja shkon deri te FIFA
Klubi francez, Nantes ka bërë një ankesë zyrtare te FIFA sa i përket transferimit të Emiliano Sala
Emiliano Sala në janar u transferua nga Nantes te Cardiffi për shumën prej 15 milionë euro, por futbollisti argjentinas tani është i vdekur dhe klubi nga Uellsi, por që bën gara në Premier Ligë akoma nuk ka paguar këstin e parë në vlerë prej 5 milionë euro në drejtim të klubit francez, shkruan Periskopi.
Nantes tani ka dërguar një ankesë zyrtare në shtëpinë më të madhe të futbollit, FIFA, ku kërkon që Cardiff të kryejë pagesën për Salan.
“Ne mund të konfirmojmë se dje në mbrëmje kemi marrë një kërkesë nga FC Nantes kundër Cardiff Cityt në lidhje me transferimin e Emiliano Sala,” ka thënë një zëdhëns i FIFA-s për Mirror.
“Ne po e shqyrtojmë çështjen dhe rrjedhimisht ne nuk kemi komente të mëtejshme në këtë fazë,”.
Në anën tjetër Cardiffi po pret që të zbardhen të gjitha shkaqet e aksidentit tragjik ku humbi jetën Sala, derisa trupi i pilotit David Ibbotson akoma nuk është gjetur. /Periskopi/



