Vdekja e të riut nga Suhareka po cilësohet si vdekje e dyshimtë

Vdekja e të riut nga Suhareka po cilësohet si vdekje e dyshimtë

I riu nga Mushtishti i Suharekës ka humbur jetën sot në një pompë derivatesh rrugës për në qytetin e Lipjanit.

Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka dhënë detaje lidhur me rastin. Ai tha se i riu ka humbur jetën gjatë pastrimit të rezervuareve të naftës.

“Pompa e derivateve ku ka punuar i riu ndodhet në drejtim të Lipjanit, një djalë mbi 20 vjeç ka qenë duke i pastruar kazanat e karburanteve, e ka kap makina për dore dhe e ka mbyt”, tha Beka, transmeton Insajderi.

Rasti i vdekjes së 22-vjeçarit po cilësohet si “vdekje e dyshimtë” nga organet e hetuesisë.

“Trupi i pajetë është derguar për autopsi”, shtoi Beka.

Ndërkaq, lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar për Periskopin Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

Në vitin që lamë pas, në vendin e punës në rrethana të njëjta, kanë humbur jetën 23 punëtorë.

 

Shpërndaje në: