Vdekja tragjike e Agon Zejnullahut, nis protesta në qytetin e Lipjanit

Vdekja tragjike e Agon Zejnullahut, nis protesta në qytetin e Lipjanit

Në qytetin e Lipjanit sot po mbahet një protestë për rastin tragjik të vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq tragjikisht në duart e pesë policëve të Kosovës derisa po tentonin ta arrestonin.

Në protestë, siç raporton T7, po marrin pjesë edhe familjarët e Agon Zejnullahut.

Ata bashkë me disa qytetarë të tjera janë mbledhur para objektit të Komunës së Lipjanit, për të lëvizur pastaj në drejtim të stacionit të Policisë në këtë qytet.

Shpërndaje në: