Vdekje e dyshimtë në Prishtinë
Një serbe që ishte paciente në Institutin Special në Shtime ka ndërruar jetë dje në QKUK në Prishtinë.
Raportohet se viktima fillimisht ishte dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Shtime nga ku ishte udhëzuar për në QKUK.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar, transmeton Klan Kosova.



