Vdes aktori i “Back to the Future”, Matt Clark
Ka vdekur Matt Clark, aktori i njohur pwr rolin e tij në “Back to the Future: Part III” si dhe në sitcom-in televiziv “Grace Under Fire”.
Sipas TMZ, Clark vdiq në shtëpinë e tij në Austin, Teksas të dielën në mëngjes nga komplikacionet pas një operacioni në shpinë.
Clark u shfaq në disa filma perëndimor në ekranet e mëdha dhe të vogla së bashku me aktorë si Clint Eastwood dhe John Wayne dhe u shfaq në klasikun kult të viteve ’80 “The Adventures of Buckaroo Banzai Across the 8th Dimension”.



