Vdes aktorja dhe këngëtarja e famshme Doris Day
Aktorja, këngëtarja dhe aktivistja për të drejta të famshme, Doris Day ka vdekur në moshën 97 vjeçare. Këtë e ka konfirmuar Fondacioni i saj.
E lindur si Doris Mary Ann Kappelhoff në Cincinnati të Ohios, Day ishte e njohur për një varg muzikalesh dhe komedish romantike, përfshirë Pillow Talk, e poashtu ishte e njohur për karrierën muzike ku numëronte 29 albume, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
E lindur nga emigrantë gjermanë, Day së pari famën e mori më 1945, dhe më 1946 ajo ishte këngëtarja më e paguar në botë.
Në karrierën e saj si këngëtare ajo kishte marrë rol madje edhe nga Alfred Hitchcock në filmin Njeriu që dinte më tepër se ç’duhej, por kishte dështuar dhe më pas vazhdoi në filmat komik dhe arriti të fitonte nominimin për Oscar më 1959 me filmin që e përmendëm, Pillow Talk.
Sidoqoftë, popullariteti i saj ra ndjeshëm. Ajo ishte e martuar katër herë./Periskopi



