Vdes babai i The Game
Babai i reperit të njohur The Game, George Taylor ka ndërruar jetë papritur ditën e mërkurë.
Sipas burimeve të TMZ një anëtar i familjes e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Trupi i pajetë i Taylor është dërguar në morg për obduksion.
Tha Game kishte folur për babain e tij në këngën “Bloody Moon”, ku thotë që ndjehet i vetmuar pasi ai e kishte lënë.
Reperi nuk ka pasur raport të qëndrueshëm me babin e tij.



