Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave në Gjilan

Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave në Gjilan

Ka vdekur edhe personi i dytë pas të shtënave me armë zjarri në qendër të Gjilanit.

Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se viktima si pasojë e plagëve të marra nga vetëplagosja me armë-zjarri, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare.

Detaje të tjera publikohen së shpejti.

Viktimat ishin familjarë në mes vete.

Klan Kosova merr vesh se që të dy ishin pronarë të këmbimoreve derisa për shkak të disa mosmarrëveshjeve, axha ka shtënë për vdekje në drejtim të djalit të vëllait.

Mësohet se viktima është 30 vjeçar, derisa bëhet e ditur se pas të shtënave, dorasi ”axha i viktimës” ka plagosur veten ku për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim në QKUK, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në: