Vdes djali 13 vjeçar nga Gjeneva pasi rrëzohet me ski
Ai është rrëzuar në rrethana të pasqaruara në një “Snow Park”, me ç`rast ka pësuar lëndime të rënda që kanë qenë fatale për jetën e tij
Një djalë 13 vjeçar nga Kantoni i Gjenevës ka humbur jetën në vendskijimin Anzere në Kantonin Valis.
Ai është rrëzuar në rrethana të pasqaruara në një “Snow Park”, me ç`rast ka pësuar lëndime të rënda që kanë qenë fatale për jetën e adoleshentit, shkruan Albiinfo.ch
Ekipet e shpëtimit janë kujdesur për të riun derisa ka ardhur helikopteri për ta bartur atë në Spitalin Universitar të Gjenevës, ka njoftuar Policia e Kantonit të Valisit. Por, ai nuk ka mundur t`u përballojë plagëve të marra dhe ka vdekur në mbrëmjen e të premtes.



