Vdes ikona e modës franceze

Vdes ikona e modës franceze

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ikona e modës franceze,  Hubert de Givenchy.

Givenchy kishte dizajnuar modele të papërsëritshme për aktoren e famshme Audrey Hepburn dhe ish-zonjën e parë të SHBA-së, Jackie Kenedy.

Vdekjen e tij e ka konfimruar për AFP, partner i tij i ngushtë, Philipe Venet, shkruan Periskopi.

“Me dëshpërim të thellë ju informojmë se Hubert Taffin de Givenchy ka ndërruar jetë”, ka thënë Venet.

Në një njoftim thuhej po ashtu se nipërit dhe mbesat e dizajnerit ndajnë pikëllimin e thellë për vdekjen e tij, bashkë me Venetin.

Givenchy ishte bërë i famshëm për krijimin e fustanit “Little Black” që ishte veshur nga Audrey Hepburn në skenën hyrëse të “Breakfast at Tiffany’s”.

“Rrobet e dashura dhe të thjeshta të Givenchyt më dhanë ndjenjën e secilit rol që luaja”, ka thënë Hepburn për dizajnerin. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: