Vdes ish-lojtari i Kombëtares shqiptare
Futbolli shqiptar ka humbur dje një personalitet të shquar.
Në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh i Partizanit, Mikel Janku, i lindur në Tiranë më 25 tetor 1941.
Ai ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967.

Pas largimit nga futbolli i luajtur, Janku ka qënë drejtues i klubit Partizani.
Nga viti 1992 ai është përkushtuar në rolin e opinionistit në shumë emisione sportive dhe ka punuar për një periudhë të gjatë kohe si gazetar sportiv.

Në 70 vjetorin e themelimit Klubi i Futbollit Partizani i akordoi Mikel Jankut “Medalje të Meritës” , ndërsa Federata e Futbollit e ka vlerësuar me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”.



