Vdes Jana Novotna, tenistja legjendare
Jana Novotna, tenistja çeke që fitoi kampionatin për femra Wimbledon në vitin 1998, ka vdekur në moshën 49 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Shoqata e Grave Tenisere në një deklaratë për media ka bërë të ditur se Novotna ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.
“Jana vdiq paqësisht e rrethuar nga familja e saj në Republikën Çeke në moshën 49 vjecare”.
Novotna ishte në kulmin e karrierës së saj në vitet 1990 duke fituar 24 tituj por suksesi i saj më i madh ishte fitorja e saj në SW19.
E mundur nga Martina Hingis në vitin 1997, Novotna këkroi “hakmarrjen” e saj një vit më vonë duke mundur zviceranen në gjysëmfinale e më pas edhe francezen Nathalie Tauziat.
Ajo arriti në finalen e Australian Open një herë dhe gjysmëfinalet e French Open dhe US Open dy herë, derisa ka gëzuar gjithashtu sukses të pabesueshëm në dyshe, duke fituar 12 tituj madhështorë.



