Vdes këngëtari i njohur, ‘njeriu që e duan të gjithë’ (Foto/Video)

Vdes këngëtari i njohur, ‘njeriu që e duan të gjithë’ (Foto/Video)

Ylli më i madh i rokut në Francë Johnny Hallyday ka humbur betejën me kancerin e mushkërive, ka njoftuar bashkëshortja e tij. Ai u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare, shkruan syri.net

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Jean-Philippe Smet shiti rreth 100 milionë rekorde (këngë) dhe aktroi në disa filmash.

Johnny Hallyday – Marie

Ai u bë një “kavalier i Legjionit të nderit” (Legion of Honour – rendi më i lartë francez i vlerësimit për merita ushtarake dhe civile), nga ish Presidenti Zhak Shirak në vitin 1997.

Image

Francezët e kanë quajt thjesht “Xhoni ynë”. Megjithatë, jashtë zonës frankofone Hallyday nuk ishte shumë i njohur.

Në një deklaratë, gruaja e tij Laeticia tha: “Johnny Hallyday na ka lënë,” raporton agjencia e lajmeve AFP.

“Unë i shkruaj këto fjalë pa i besuar, por është e vërtetë. Njeriu ynë nuk është më me ne. Ai na la sonte pasi jetoi gjithë jetën e tij, me guxim dhe dinjitet,” tha ajo.

Duke reaguar për lajmin, presidenti francez Emmanuel Macron tha: “Ka pak Johnny në të gjithë ne”.

“Ndër breza, ai gdhendi veten në jetën e njerëzve francezë,” tha Macron. “Ai i mahniti ata nëpërmjet bujarisë që patë në koncertet e tij: kaq epike, aq intime, në vende të mëdha, në vende të vogla”.

Johnny Hallyday – Noir c’est noir

Midis atyre që kujtuan këngëtarin francez ishte edhe Richie Sambora, kitaristi që ka performuar me grupin rok amerikan “Bon Jovi”.

 

I ndikuar nga Elvis Presley, Hallyday u shkëput nga tradita klasike franceze “chanson” në vitet 1950, dhe nisi të këndonte “rock and roll” në frëngjisht.

“Ai prezantoi rokun në Francë dhe është një nga këngëtarët e paktë për të cilin njerëzit thonë se është një kafshë në skenë”, tha një herë gazetari Philippe Le Corre.

“Ai është i pabesueshëm, njerëz të të gjitha moshave e duan”, shtoi ai.

Pavarësisht suksesit të tij në shtëpi, Hallyday nuk arriti të futej në tregun fitimprurës amerikan apo ndonjë tjetër anglisht-folës, raporton BBC.

Johnny Hallyday – Vivre Pour Le Meilleur

Shpërndaje në: