Vdes kitaristi legjendar (Foto)
Këngëtari i zhanrit ‘Country’ Glen Campbell ka vdekur në moshën 81 vjeçare.
Familja e tij përmes një deklarate ka njoftuar për vdekjen e anëtarit të tyre.
“Kemi dhimbje dhe na dhemb zemra për të njoftuar se ka vdekur burri i dashur, babai, gjyshi, këngëtari dhe kitaristi legjendar, Glen Travis Campbell në moshën 81 vjeçare, pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me sëmundjen Alzheimer-it”, thuhet në deklaratën e familjës të ndjerit.
Publicisti Sandy Brokaw konfirmoi se këngëtari vdiq në Nashville të martën në mëngjes.
Karriera e zotit Campbell vijoi për gjashtë dekada dhe ai shiti më shumë se 45 milionë këngë duke shënuar një rekord, kishte 12 albume dhe 75 hite, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.
Ai luajti së bashku me John Wayne në filmin “True Grit” të vitit 1969, pati sukses në televizion dhe kishte një audiencë javore prej rreth 50 milion njerëzish për “Orën e mirë të Glen Campbell” në CBS në periudhën 1969-1972.
Kitaristi legjendar njoftoi se ai ishte diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer në vitin 2011./Periskopi/







