Vdes legjenda angleze, kampioni i botës në futboll

Vdes legjenda angleze, kampioni i botës në futboll

Gordon Banks është një ndër portierët më të mirë të të gjitha kohërave. Ai ka vdekur dje në moshën 81 vjeçare pasi e humbi betejën me kancerin.

Banks ishte kampion i botës me Anglinë në vitin 1966, i cili mbetet i vetëm titull i fituar për “Tre Luanët”, shkruan Periskopi.

Ai ka mbrojtur 73 herë për Anglinë, një arritje e madhe kjo për një portier të asaj kohe. Ai ka qenë legjendë e Leicester Cityt ku mbrojti për tetë vite dhe i bëri 293 paraqitje. Pastaj, për Stoke Cityn luajti 194 herë dhe i shënoi 28 gola.

Kah fundi i karrierës, Banks shkoi në Shtetet e Bashkara të Amerikës.

Ai ka vdekur në Stoke-on-Trent të Anglisë. /Periskopi

Shpërndaje në: