Vdes legjenda e boksit botëror (Foto)
Boksieri Jake LaMotta ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare.
Ai ndryshe njihet edhe si “Raging Bull” origjinal, i cili inspiroi më pas edhe Hollywoodin, transmeton Periskopi.
LaMotta është një nga ikonat e këtij sporti, sidomos pas gjashtë meçeve brutale me Sugar Ray Robinson.
Vepra e LaMottas u përjetësua nga filmi me nofkën e tij “Ragin Bull”, ku boksieri u portretizua nga aktori i famshëm Robert De Niro.
Filmi ishte lansuar në fillim të viteve të 80-ta. /Periskopi













