Vdes Milena, ylli i famshëm jugosllav
Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktorja Milena Draviç, e cilësuar si ylli i kinematografisë jugosllave të periudhës komuniste. Lajmin e bën të ditur televizioni shtetëror serb RTS.
Draviç ka ndërruar jetë në një spital të Beogradit pasi humbi betejën nga një sëmundje të rëndë.
Aktorja lindi në Beograd dhe e nisi karrierën e saj artistike në 1959, ku numëron mbi njëqind filma dhe është fituese e shumë çmimeve.
Rolet më të spikatura të saj kanë qenë ato të grave të klasës punëtore, nënave të vetme dhe heroinave të luftës në filmat e sponsorizuar nga shteti. Ndërsa fillimisht Milena Draviç, shkëlqeu gjithashtu edhe në komeditë romantike.




