Vdes modelja e njohur (Foto)
Aktorja dhe modelja, Kim Porter, ndërroi jetë të enjten në moshën 47-vjeçare.
Bukuroshja thuhej se kohët e fundit po vuante nga një grip që me kalimin e kohës iu shndërrua në pneumoni.
Ish-bashkëshorti dhe babai i tre fëmijëve të saj, reperi P. Diddy është i shkatërruar nga ky lajm.
P. Diddy dhe Kim Porter (Photo by Mat Szwajkos/CP/Getty Images for CP)
“Diddy është i shkatërruar dhe i shokuar. Ai dhe Kim ishin shumë miq të afërt dhe bashkëpunëtorë kur marrëdhënia e tyre romantike përfundoi”, tha burimi.
Dyshja kanë mbajtur marrëdhënie të mira në saje edhe të përkujdesjes së përbashkët që kishin për tre fëmijët e tyre.
Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të enjten, por shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar.
Ndryshe, Diddy dhe modelja ishin të martuar për 13 vite rresht, kur në fund u shkurorëzuan në vitin 2010.




