Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur, Mujë Gashi- aktivist dhe kryetar i nëndegës së PDK-së në fshatin Çabiq të Klinës.
Nga PDK e kujtojnë si njeri të ndershëm, i fjalës dhe udhëheqës vetmohues.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim morëm lajmin e dhimbshëm për vdekjen e aktivistit të çështjes kombëtare, njëherit aktivist dhe kryetar i nëndegës së PDK-së në fshatin Çabiq të Klinës, Mujë Gashi.
Partia Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe bashkëpunëtorëve.
Mujë Gashi ishte sinonim i njeriut të ndershëm, të fjalës dhe udhëheqës vetmohues, shembulli i të cilit do të shërbejë si udhërrëfyes ndër breza.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!