Vdes mysafiri: Ndalohet emisioni televiziv që tallej me dhimbjet e njerëzve
ITV e ka suspenduar xhirimin dhe transmetimin e Spektaklit The Jeremy Kyle Show pasi një mysafir vdiq në rrethana të pasqaruara pas incizimit të një episodi.
Episodi i të hënës në mëngjes i emisioni u hoq pas incidentit të tmerrshëm.
Një zëdhënëse e kanalit deklaroi se të gjithë ishin të shokuar me lajmin e vdekjes së pjesëmarrësit vetëm një javë pas incizimit të këtij episodi dhe se nuk do ta lejonte transmetimin e tij më.
Ky emision ka 14 vite që transmetohet dhe nikoqiri i tij Jeremy Kyle përpiqet të zgjidh telashet e mysafirëve – shpesh edhe përmes një detektori të rrenave.
Ai ka marrë kritika të shumta dhe pretendime se shumicën e mysafirëve i kishte me probleme mendore apo të paktën në gjendje të rëndë.
Carole Cadwalladr ka shkruar se “emisioni është ndërtuar që të krijojë spektakël me telashet e njerëzve.” /Periskopi



