Vdes në aksident trafiku, bashkëshorti i moderatores së RTK-së (Foto)

Vdes në aksident trafiku, bashkëshorti i moderatores së RTK-së (Foto)

Një vdekje e rëndë ka ndodhur sot gjatë ditës në një aksident në Maqedoni, me ç’rast ka humbur jetën, Alfons Ahmeti.

Vdekja e të riut nga Prishtina, ka prekur të gjithë ata që e njohën, por ka goditur më së rëndi, bashkëshorten e tij, Edita Islami-Ahmeti. Moderatorja e “Imazhit” në RTK, ka njoftuar në Facebooku për vdekjen e Alfonsit, përmes disa rreshtave mjaft prekës.

“Si duket dashnitë ma të sinqerta shuhen herët e zoti po i mirrte herët ata më të mirët pranë vetes..

Sot humba zemrën teme, shokun ma të mirë e udhërrëfyesin ma të mirë të jetës… Tash po e kuptoj fjalinë -Njeri është ma i fortë se guri…Të dua përgjithmonë dashnia jeme e jetës”, shkruan Edita.

Kolegët dhe shokët e kanë ngushlluar Editën për goditjen më të rëndë që e ka përjetuar duke i dhënë kuarjo asaj për t’u ballafaqur me dhimbjen dhe të gjej forcën kur sheh para vetës dy fëmijët si engjuj të cilët do jenë motivi i saj për gjithë jetën. Magazina.al

Shpërndaje në: