Vdes në moshën 28-vjeçare DJ i njohur botëror Avicii (Video)
DJ suedez i njohur botërisht, Avicii është gjetur i vdekur në Muscat të Omanit mesditën e së premtes së 20 prillit.
Përfaqësuesi i tij tha në një deklaratë se ‘Është dhimbje e thellë që shpallim humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii. Familja është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë në këtë kohë të vështirë’, transmeton Periskopi.
Ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit mesditën e së premtes së 20 prillit.
Avicii ishte i njohur me hitet e tij si ‘Wake me up’,’ Hey Brother’, etj/Periskopi/



