Vdes në moshën 94-vjeçare Charles Aznavour
Në karrierën e tij të jashtëzakonshme, mbi shtatëdhjetëvjeçare, i kishte shkruar mbi 1300 këngë, të kënduara në tetë gjuhë, duke shitur 300 milionë disqe
Charles Aznavour është shuar në moshën 94 vjeçare, në Paris, qytet në të cilin ishte lindur më 22 maj 1924. Fëmijë i Micha Aznavourian, një emigrant armen me origjinë nga Akhaltsikhe, Gjerorhjinë e sotme, dhe i Knar Baghdassarian, një emigrante armene me origjinë nga Smirna, në Turqi, ishte bërë shumë shpejt një pilastër i muzikës franceze dhe më gjer. Kantautor, interpretues dhe aktor teatral me origjinë armene, Aznavour ishte edhe diplomat që merrej posaçërisht me çështjen e vendit të tij të origjinës. Aq sa, vitin e kaluar, në Erevan, kryeqytet i Armenisë, qeveria armenase ia ka dorëzuar çelësat e Muzeut Aznavour, ende në fazën e mbarështimit.
Në karrierën e tij të jashtëzakonshme, mbi shtatëdhjetëvjeçare, i kishte shkruar mbi 1300 këngë, të kënduara në tetë gjuhë, duke shitur 300 milionë disqe në botë, po aq sa disa prej kolegëve të tij më të rëndësishëm të rockut. Për të, tregonte shpesh nëpër intervista, skena ishte më shumë se shtëpi dhe ideja e tij e vdekjes ishte ajo e “daljes në pension dhe e të mos kënduarit më”.



