Vdes nipi i Agim Çekut
Ka vdekur i riu Yll Çeku nga fshati Qyshk i Pejës.
I ndjeri ishte aksidentuar me motor katërrotësh muaj më parë në dalje të Pejës dhe ndodhej në koma.
Yll Çeku ishte nipi i gjeneralit Agim Çeku.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Qyshk.



