Vdes një person në komunikacion
Një veturë me targa të Shqipërisë ka goditur tre këmbësore, njëri prej të cilëvë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa dy të tjerët janë dërguar për mjekim në QKUK.
“Fshati Korroticë, më 04.02.2017-21:35h. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi qe i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij me targa te Shqipërisë duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet tre këmbësorët-viktimat meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit, njeri prej viktimave ndërron jete ne vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët dërgohen ne QKUK për trajtim te mëtutjeshëm. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”- thuhet në raportin e policisë.



