Vdes njeriu që kishte 86 gra

Vdes njeriu që kishte 86 gra

Mohammed Bello Abubakar, i njohur si Baba Masaba, vdiq në shtëpinë e tij në shtetin qendror Niger, të shtunën, pas një sëmundje të pazbuluar.

Një  numër i madh njerëzish morën pjesë në varrimin e tij të dielën.

Gazeta Daily Trust  e Nigerisë,  njoftoi se derisa ai kishte 86 gra në vitin 2008 , kur  emri i tij mori vëmendjen e medias, numri i tyre ishte rritur në 130 në kohën e vdekjes së tij.

Siç aportohet, disa prej tyre kanë qenë shtatzënë.

BBC kishte raportuar në vitin 2008 se  Abubakar kishte të paktën 170 fëmijë, por Trust Daily tha se ai la pas 203 fëmijë.

Disa prej grave i kishin thënë televizionit se ato u takuan me Abubakar,  teksa po kërkonin ndihmë për sëmundje të ndryshme, të cilat ato thonë se ai i shëroi.

“Unë nuk i kërkoj ato, ato vijnë tek unë. Unë do të marrë në konsideratë faktin që Perëndia më ka kërkuar ta bëjë një gjë të tillë, dhe unë të martohem me to,” pati thënë Abubakar. /KosovaPress/

 

Shpërndaje në: