Vdes Rupert Neudeck, gjermani që i ndihmoi shumë Kosovës
Themeluesi i Cap Anamur, i cili ishte involvuar në Kosovën e pas luftës për ta rindërtuar vendin, në baza humanitare, ka vdekur sot, njofton gazeta gjermane Die Welt.
Humanisti dhe gazetari, Rupert Neudeck, ka vdekur sot nga një sulm në zemër në moshën 77 vjeçare.
Rupert Neudeck është krijuesi i “Helmetave të Gjelbërta” dhe bashkëthemeluesi i “Cap Anamur”.
Neudeck ishte i angazhuar shumë për t’u ndihmuar refugjatëve. Për këtë ai ishte cilësuar një “ekstremist kur është fjala për bamirësi”. Neudeck ka vdekur pas një operimi në zemër, pak kohë pasi ka festuar ditëlindjen.



