Vdes sekretari Gjeneral i FIBA’s

Vdes sekretari Gjeneral i FIBA’s

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka njoftuar se ka vdekur Sekretari Gjeneral i kësaj federate, Patrick Baumann, në moshën 51 vjeçare.

Baumann ishte edhe anëtar i bordit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON).

“Baumann papritmas ka pësuar sulm në zemër në Buenos Aires të Argjentinës, ku edhe janë duke u zhvilluar Lojërat Olimpike të të Rinjve. Basketbolli e ka humbur një lider, një mik dhe tani mendimet tona janë me të shoqen e Patrick-ut dhe dy fëmijëve në këtë kohë tragjike për ta”, thuhet në njoftimin e FIBA-s.

Ndërsa, Arben Fetahu kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka shprehur ngushëllimet për familjen e Baumann.

“Patrick ishte një mik i madh i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ai ka bërë shumë për pranimin e FBK-së në FIBA nëpërmjet këshillave të tij. Baumann ka qenë pika referente dhe njeriu që ka mbajtur kontaktet me Federatën e Basketbollit të Kosovës për më shumë se një dekadë, që nga kontaktet e para pasluftës, deri në anëtarësimin e Kosovës në FIBA, në marsin e vitit 2015”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e FBK-së.

 

 

Shpërndaje në: