Vdes sportisti në fushë pas një dyluftimi për topin
Një 28-vjeçar ka vdekur në spital pas një dyluftimi për topin në një ndeshje të ligës amatore të rragbit në Australi. Zyrtarët u përpoqën ta shpëtojnë Grant Cook pasi ai u përplas në fushë në vendin e quajtur Murvillumbah.
Babai i dy fëmijëve u dërgua menjëherë me helikopter në Spitalin Gold Coast por ai vdiq nga plagët e rënda të marra. Bashkëshortja e tij, Collen, tha se vdekja e papritur e Cook kishte lënë një “boshllëk të madh në zemrën e saj”.
Cook, që kishte luajtur rregbi gjatë të gjithë jetës së tij, mori dëmtime të rënda në kokë dhe pësoi arrest kardiak nga goditja.



