Vdes tekstshkruesja e hiteve të njohura (Video)

Vdes tekstshkruesja e hiteve të njohura (Video)

Sylvia Moy, tekstshkruesja e produksionit të famshëm Motown, e cila dha ndihmën e vet në hitet e Steve Wonder si “Uptight(Everything’s Alright)” dhe “My Cherie Amour”, ka vdekur të shtunën në moshën 78 vjeçare.

Motra e saj, Anita tha për Detroit Free Press që producentja dhe tekstshkruesja vdiç në spitalin Dearborn, Michigan pas komplikimeve nga pneumonia, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.

Ishte i madhi Marvin Gaye që e kishte zbuluar artisten kur po këndonte në një klub në Detroit, më 1963.

Ky produksion kishte nënshkruar kontratë me të për të performuar dhe shkruar tekste, ndonëse talenti i saj ishte kryesisht i fokusuar në të shkruarit këngë për artistët stabilë të Motown, përfshirë dhe Stevie Wonder.

Shpërndaje në: