Vdiq njeriu që i dha shumë futbollit kosovar
Me këtë rast, Federata e Futbollit të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen dhe të afërmit e të ndjerit.
“E nderuara familje e Remzi Kurshumlisë! Lajmi për vdekjen e Remzi Kurshumlisë, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj.
Kontributi i Remzi Kurshumlisë ishte i madh dhe i çmueshëm, në futbollin e Kosovës. Remziu ishte një punëtor i madh dhe i palodhshëm i futbollit. Ishte profesionist i mirë dhe i guximshëm.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj. Me respekt, Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së. /Zëri/



