Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Vedat Muriqi mes lotëve: Doja të pensionohesha pas Botërorit, po vjen gjenerata e artë e Kosovës

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se planifikonte të pensionohej nga Kombëtarja e Kosovës në rast kualifikimit në Kampionatin Botëror 2026.

Ylli i Mallorcas mes lotëve për “Supersport” fillimisht kërkoi falje në emër të ekipit, por shtoi se beson se po vjen gjenerata e artë e Kosovës.

“Në emër të ekipit kërkoj falje për gjithë shtetin, për gjithë ata që na përkrahën por ju lutem të vazhdoni sepse po vjen gjenerata e artë e Kosovës”.

Pastaj, ai tregoi se ka besuar plotësisht në kualifikim dhe kishte për synim edhe të pensionohej, por tani po e rikonsideron vazhdimin sepse nuk dëshiron t’i “varë këpucët” pa luajtur me Kosovën në një turne madhor.

“Aq shumë kam besuar se kemi me u kualifiku… edhe mendova të luaj atje në Amerikë me kombëtaren dhe të largohem, t’i hapi rrugë të rinjve por nuk kam qejf me mbetë edhe pikë brenda, sepse e di se kjo kombëtare do të kualifikohet”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, Kosova do të rikthehet në “aksion” gjatë muajit qershor për t’i zhvilluar dy miqësore, por emrat e kundërshtareve ende nuk dihen./Periskopi

Shpërndaje në: