Vëllai i Presidentit Thaçi në mbështetje të Artan Behramit në konventën e PDK-së
Konventa e PDK-së, në të cilën u prezantua kandidati për kryeministër, Bedri Hamza u prezantuan edhe kandidatët për deputet të Kosovës.
Edhe në këto zgjedhje Artan Behrami e ka mbështetjen e familjes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në krah të Behramit është parë vëllai i Presidentit, Idriz Thaçi.
“Bashkë me Idrizin, vëllain e Presidentit Thaçi morëm pjesë në konventën e PDK-së për të prezantuar kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Bedri Hamza”, ka shkruar Behrami, që mban numrin 75 në listën e PDK-së. Ai edhe më tutje nuk ka hequr dorë nga slogani i Hashim Thaçit. “Edhe? Dihet, a?!”./Periskopi/



