Vëllai i Ismail Ketës bën për spital kundërshtarin (Video)

Vëllai i Ismail Ketës bën për spital kundërshtarin (Video)

Boksieri shqiptar Ferit Keta ka fituar duelin e radhës në Berlin të Gjermanisë.

Ai ka marrë një fitore spektakolare ndaj rivalit të tij Lukasz Zygmunt, duke i thyer dhe një brinjë.

Ferit Keta është stërvitur nga vëllai i tij Ismail Keta, ish-kampion shqiptar në kick-box.

Ka qenë pikërisht Ismal Keta që ka dhënë detajin e thyerjes së brinjës, teksa ka shkruar:

“Të dashur miq, ëndrra e keqe ose meraku i tepërt, del për mirë shpeshherë. Vëllai i vogël Ferit Keta sapo shënoi fitoren me K.O në raundin e parë kundër polakut shtatlartë, duke ia thyer brinjën në krahun e majtë. Faleminderit juve dhe gjithë shqiptarëve që kishin ardhur të na mbështesin”.

Shpërndaje në: