Vëllai i madh i Klitschkos: Vladimirit mund t’ia përfundojë karrierën ky boksier
Vëllau i Wladimir Klitschkos, Vitali, ka folur rreth meçit që do ta zhvillojë Wladimiri kundër Anthony Joshua këtë të shtunë, më 29 prill në Wembley, transmeton Periskopi.
Sipas Vitalit në rast të humbjes atëherë Wladimiri duhet të tërheqet nga boksi, pasi kjo do të ishte humbje e dytë radhazi.

Wladimir deri më tani ka refuzuar të tregoj se a do të pensionohet në rast të humbjes, duke insistuar se ai është i foksuar vetëm për meçin e së shtunës.
45 vjeçari Vitali është pensionuar në vitin 2012, beson se ështe pamundur për një 41 vjeçari të vazhdojë pas dy humbjeve radhazi.
‘Wladimir tani për tani është i foksuar vetëm për meçin’, tha ukrainasi për Sky Sports.
‘Ai e di se nga ky meç do të varet edhe ardhmja e tij. ‘Është koha që ai të mendoj se a duhet ende të boksoj apo jo, apo ta vazhdoj karrierën e tij.’

‘Wladimir e di se ai duhet të dominoj. Jo të pres, por ai duhet të dominoj dhe të përformon, nuk ka rrugë tjetër, ai këtë e di, unë kam folur me të. Besoj se ai e ka kuptuar këtë shumë mirë’.
‘Çdo gjë varet nga ai, e ardhmja e tij varet nga ai dhe për këtë nësë Joshua mposhtet, ai do të ketë hapsirë dhe kohë për meçin e radhës, shkaku i moshës së tij dhe te provojë të bëhët kampion i botës’
Sipas Vitalit, vëllau i tij nuk do ta ketë shansin e dytë.

‘Wladimir nuk e ka shansin e dytë. Për këtë arsye ne presim koncentrim maksimal nga ai dhe sigurisht një rezultat pozitiv’, përfundoi Vitali.
Vlen të theksojm se Vitali ka qenë një boksier tejet i suksesshëm, ai kishte boksuar në 47 meçe, ku prej tyre 45 fitore dhe vetëm dy humbje. Vitali ka qenë kampion i botës i peshave të rënda në WBO.
Vitali pasi mbylli karrierën e tij në boks, ka vendosur të kalojë në politikë, ku edhe këtu është duke u treguar i sukseshëm, pasi për momentin është kryetar i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. /Periskopi/



