Vëllaznimi është gjysmëfinalisti i dytë i Kupës së Kosovës (VIDEO)
Ka përfunduar takimi mes Vëllaznimit dhe Dritës, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Ekipi gjakovar ka arritur të kualifikohet tutje falë golit të Tun Bardhoshit (44′), ndërsa skuadra e Shpetim Duros gjatë tërë pjesës së dytë provoi me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin, por ishte e pamundur në mbrojtjen e çeliktë të skuadrës vendase.
— burim pacolli (@pacolli_burim) February 10, 2019
Vëllaznim i bashkohet Feronikelit në gjysmëfinale, derisa Prishtina dhe Trepça 89′ zhvillojnë ndeshjen pas pak minutash.
Në ndeshjen tjetër, ajo mes Kikës dhe Ballkanit, ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola në 90 minutëshin e parë. Tashmë ndeshja shkon në shtesë dhe në rast barazimi, fati vendoset në penallti. /Periskopi/



