Vëllezërit Bakaj regjistrojnë fitoret e radhës, i rrahin keq kolumbianin dhe italianin

Vëllezërit Bakaj regjistrojnë fitoret e radhës, i rrahin keq kolumbianin dhe italianin

Vëllezërit Bakaj, më saktësisht Roberto dhe Amarildo e kanë ruajtur rekordin si të pamposhtur në boks, duke shënuar fitore kundër kolumbianit Brayan Santander dhe italianit Francesco Morandi.

Fillimisht në mbrëmjen e boksit, Roberto Bakaj arriti fitore spektakulare ndaj kolumbianit Brayan Santander në “BBC Arena”.

Bakaj ishte larg më i mirë thuajse në secilin ring, duke e dominuarn në çdo aspekt kundërshtarin, kësisoj siç pritej edhe gjyqtarët ia dhanë fitoren.

Roberto Bakaj vazhdon me rekordin perfekt, pra plot 16 fitore në po aq meçe të zhvilluara.

E nata pastaj veçse u bë edhe më e mirë për të gjithë tifozët shqiptarë, sidomos ata që ishin në arena, kur vëllau i Robertos, Amarildo e rrahu italianin Francesco Morandi, i cili e kishte ngacmuar që sa kohë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Si Roberto, ashtu edhe Amarildo ishte larg më e mirë duke e gjakosur italianin në raundin e pestë.

Me vendim të gjyqtarëve, Amarildo e regjistroi fitoren e 15-të në karrierë, po në aq meçe. Pas ndeshjes, edhe vetë Morandi e përgëzoi duke e ngritur para tifozëve.

Kësisoj, vëllezërit Bakaj vazhdon me rekordin e mrekullueshëm ndërsa në të ardhmen e afërt synojnë tituj të botës./Periskopi/

Shpërndaje në: