Vëmendja te City – Real Madrid, sonte luhen ndeshjet kthyese në Champions League

Vëmendja te City – Real Madrid, sonte luhen ndeshjet kthyese në Champions League

Sonte rikthehet spektakli i UEFA Champions League me ndeshjet kthyese, ku priten përballje të zjarrta dhe beteja për kualifikim.

Në një nga sfidat më interesante, Sporting CP pret në shtëpi Bodø/Glimt, me norvegjezët që vijnë me epërsi bindëse 3-0 nga ndeshja e parë.

Një tjetër duel i fortë zhvillohet mes Arsenal dhe Bayer Leverkusen, ku gjithçka mbetet e hapur pas barazimit 1-1.

Ndërkohë, spektakël pritet edhe në Londër, ku Chelsea përballet me Paris Saint-Germain, me francezët që kanë avantazh të madh 5-2 nga ndeshja e parë.

Vëmendja kryesore bie në superpërballjen mes Manchester City dhe Real Madrid, ku madrilenët kanë fituar 3-0 në takimin e parë dhe janë shumë pranë kualifikimit.

Megjithatë, “City” nuk dorëzohet lehtë në shtëpi dhe pritet një ndeshje dramatike deri në fund.

Shpërndaje në: