Vendim i çmendur i Erdoganit për futbollin në Turqi

Vendim i çmendur i Erdoganit për futbollin në Turqi

Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar që të ndalohen stadiumet me ermin “arena” duke thënë se ky emërtim vjen nga Roma e lashtë për vendet ku njerëzit kanë luftuar për jetë ose për vdekje.

“Në gjuhën tonë nuk ekziston diçka e tillë . Jam kundër tyre, e dini ç’është bërë në të kaluarën aty. Nëpër to kafshët kanë shqyer njerëzit”, citon jutarnji list të ketë thënë Erdogan, transmeton Koha.net.

Fjala stadium nga fjale vjetër greke e latine. Edhe arena vjen nga fjala latine “harena” dhe në përdorim është qe disa shekuj, shpjegon fjalori i gjuhës angleze nga Oxfordi.

Erdogan në fjalimin para vijuesve të shkollave të larta fetare ka thënë se e ka urdhëruar ministrin e sportit që stadiumet të mos quhen më arena. E ka bërë këtë në stadiumin e Stambollit që mban emrin e tij e ku luan ekipi Kasimpasha.

Në Turqi janë disa stadiume që quhen arena, përfshirë edhe Vodafone Arena-n e famshme në të cilën luan Besiktas dhe Turk Telecom Arena, e Galatasarayt.

Shpërndaje në: