Vendim qesharak nga Ministria e Shëndetësisë: Lejon qarkullim të lirë për ata që rrisin deve

Vendim qesharak nga Ministria e Shëndetësisë: Lejon qarkullim të lirë për ata që rrisin deve

Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit ka kufizuar në 1 orë e gjysmë në ditë lëvizjen e qytetaërve.

Por, këtu bëjnë përjashtim bizneset e aktivitetet bujqësore, shkruan gazeta inFokus.

Për lëvizje të këtyre natyrave duhet të merret vërtetim në webfaqen e Administratës Tatimore të Kosovës.

E në anekset e vendimit, në listën e veprimtarive të lejuara vërehet një gjë interesante por edhe qesharake.

Aty thuhet se lejohet “Rritja e gamileve dhe deveve”, por që këto kafshë jo veç në Kosovë, por as në kontinentin tonë nuk rritën. Këto kryesisht janë në vendet arabe e në shkretërira.

Shpërndaje në: