Vendimi i Kushtetueses për TikTok, reagon Edi Rama
Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses në lidhje me vendimin për mbylljen e Tiktok.
Reagimi i Ramës:
Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot! Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!
Mbyllja e TikTok, nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Cenoi lirinë e shprehjes
Gjykata Kushtetuese u shpreh për mbylljen e platformës TikTok, duke deklaruar se vendimi ishte antikushtetues dhe u cenua liria e shprehjes.
Sipas gjykatës aplikacioni i TikTok nuk mund të bllokohej me vendim qeverie, raporton gazetarja Anila Hoxha.
“Mbyllja e TikTok me vendim qeverie ishte antikushtetuese. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve mund të bëhet vetëm me ligj”, argumenton Kushtetuesja.



